Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e liderëve opozitar të martën me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Ecscobar, kanë diskutuar për situatën aktuale në vend me theks në sigurinë dhe ruajtjen e paqes, transmeton InLajmi.
Lideri i AAK-së, tha se takimi me Escobar ishte i i frytshëm dhe se diskutimet u fokusuan në gjetjen e zgjidhjeve për zbatimin e rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës.
Ai tha se u dakorduam për angazhimin tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend e rajon të mbështetur nga aleati ynë i besueshëm SHBA-në.
Kujtojmë se të martën, liderët e opozitës, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj kanë takuar të dërguarin special të SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë. /InLajmi/