Gjermania ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë për dimër, ndërsa përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus, transmeton InLajmi.
Ndër plane të tjera, ngrohja në ndërtesat publike do të fiket ose kufizohet nga shtatori e në vazhdim, si dhe do të ketë kufizime të reja në ndriçimin e objekteve publike dhe dyqaneve për arsye estetike.
Mund të ndalohet edhe ngrohja e pishinave private, shkruan CNN.
Qeveria shpreson se rregullat mund të ndihmojnë në uljen e përdorimit të gazit me 2%, ndërkohë që vendi ul varësinë e tij të gjatë nga importet ruse. /InLajmi/