Në një fjalim drejtuar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyt, Mbretëresha Elizabetë tha se shpreson se kohë më të mira do të vijnë për popullin ukrainas, transmeton InLajmi.
Fjalët e saj, të cilat Ambasada Britanike në Kiev i publikoi më herët në Twitter, ishin pikërisht për 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.
Mbretëresha ka treguar edhe më parë mbështetjen e saj për qytetarët ukrainas, shkruan BBC.
Madje ajo ka dhënë edhe një shumë për bamirësi në Ukrainë. /InLajmi/