Dhjetra persona mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda tunelit të Kanalit pasi një tren nga Calais në Folkestone dukej se ishte prishur, transmeton InLajmi.
Pasagjerët e Eurotunnel Le Shuttle u pane teksa tentonin të largoheshin përmes një tuneli emergjent.
Ata u transferuan përfundimisht në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent.
Një zëdhënës i Eurotunnel tha se shërbimet tani janë kthyer në normalitet.
Le Shuttle tha se incidenti i së martës mbrëma ndodhi kur filloi alarmi i trenit, shkruan BBC.
Një zëdhënës tha se incidente të tilla ishin të pazakonta. /InLajmi/