Skuadra e Liverpoolit është e interesuar që në radhët e veta ta ketë edhe mesfushorin belg, Youri Tielemans.
Të paktën kështu raporton Liverpool.echo, uebsajt ky i afërt me klubin.
“Të Kuqtë” po çalojnë shumë në repartin e mesfushës në sezonin e ri dhe pikërisht 24-vjeçari po shihet si një mundësi e mirë për ta zgjidhur këtë problem.
Leicester City bëri të ditur dje se tashmë është ulur çmimi i lojtarit në 17 milionë funte, transmeton lajmi.net.
Tielemans është duke u monitoruar edhe nga Arsenali tash e një kohë të gjatë.
