Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është refuzuar kërkesa që të gjykohet në liri nga Gjykata Speciale në Hagë, transmeton InLajmi.
Arsyet që Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për lirim nga paraburgimi janë: ndërhyrja në drejtësi dhe arsyetime se i lartpërmenduri mund të arratiset.
Ish- kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte./InLajmi/