• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Qeveria e re në Mal të Zi, me apo pa zgjedhje të reja?

J G nga J G
23 August 2022
në Rajon
0 0
0
Qeveria e re në Mal të Zi, me apo pa zgjedhje të reja?
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq në Mal të Zi, disa subjekte politike kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e Qeverisë së re.

Për këtë të fundit ka disa opsione nga një qeveri partiake me një program konkret politik deri te një qeveri kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte organizimi i zgjedhjeve.

Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur, thotë për Radion Evropa e Lirë aktivisti dhe kolumnisti malazez, Stefan Gjukiq.

“Më reale është të formohet një qeveri e re, sado e pamundur të duket tani”, thotë ai.

Më 20 gusht, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë së Abazoviqit.

Për këtë mocion kanë votuar 50 nga gjithsejtë 81 deputetët.

Qeveria e Abazoviqit do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Kush me kë do të formonte Qeverinë e re?

Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit, e cila ka iniciuar rënien e Qeverisë së Abazoviqit, ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“Pas 2 eksperimenteve të këqija nga viti 2020 Qeveria e ekspertëve dhe Qeveria e pakicës, do të duhet të biem dakord se kush do t’i përgatisë këto zgjedhje, për të siguruar përfundimisht një qeveri evropiane”, kanë thënë nga DPS-ja, duke shtuar se janë të gatshëm për një dialog konstruktiv me të gjitha partitë parlamentare.

Fronti Demokratik pro-serb pret që partitë e shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e gushtit 2020, të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Shumica e atëhershme parlamentare është përbërë nga partitë e mbledhura rreth DF-së, Demokratët e Aleksa Beçiqit, Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).

Ata kanë mposhtur DPS-në vetëm me një mandat më shumë në Kuvend, duke formuar Qeverinë e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq në dhjetor të vitit 2020.

Kjo Qeveri ka funksionuar deri në shkurt të këtij viti, kur është rrëzuar me iniciativën e zëvendëskryeministrit të atëhershëm, Dritan Abazoviq.

Megjithatë, midis URA-s dhe SNP-së në njërën anë dhe Demokratëve në anën tjetër është hapur një konflikt i ashpër politik, për shkak se Demokratët kanë votuar për rënien e Qeverisë së Abazoviqit.

Para votimit të mosbesimit në Kuvend, Abazoviq ka porositur ish-partnerët e tij që “të mos e thërrasin në tryezën e bisedimeve” pas përmbysjes së Qeverisë së tij.

Në opinion janë publikuar një sërë komunikatash, përmes të cilave këto parti akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti, për bashkëpunim me DPS-në dhe hedhin poshtë mundësinë për të rënë dakord për krijimin e një qeverie të re.

Partitë më të vogla parlamentare, në anën tjetër, kërkojnë marrëveshje urgjente për datën e zgjedhjeve dhe për Qeverinë që do t’i përgatiste ato.

Qeveria kalimtare si opsion

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq, thotë se pas rënies së Qeverisë së Abazoviqit, në tavolinë janë dy opsione të mundshme që Qeveria e Abazoviqit të vazhdojë të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjet e reja ose të formohet një qeveri kalimtare.

“Shtrohet pyetja nëse shumica parlamentare që ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë ekzistuese do të lejojë që mandatari me mandat teknik dhe zëvendëskryeministri nga ky pozicion të shkojnë në zgjedhje… apo do të pranojnë të formojnë një qeveri neutrale, e cila do të mundësonte që të gjitha subjektet të jenë të barabarta në procesin zgjedhor”, thotë Radulloviq.

Qeveria e Abazoviqit është rrëzuar nga DPS-ja e Gjukanoviqit, Demokratët opozitarë të Aleksa Beçiqit, disa parti më të vogla qytetare dhe disa parti të pakicave.

Radulloviq thotë se qeveria teknike me siguri do të kishte mbështetjen e 2 të 3-të të deputetëve, por nuk do të përfshinte liderët e partive.

“Ajo qeveri nuk do të ishte një qeveri klasike, programore. Të gjitha partitë do të delegonin në të një numër të caktuar ministrash, teknokratë partiakë, me kryeministër neutral. Ajo qeveri do ta mbante sistemin funksional, do të siguronte neutralitetin e zgjedhjeve. Do t’i krijonte kushtet që Qeveria e ardhshme të jetë e qëndrueshme, programore, dhe ta çojë Malin e Zi në Bashkimin Evropian”, thotë Radulloviq.

Mbledhja e shumicës së vjetër në Qeverinë e re nuk është reale

Gjukiq thotë se është joreale të pritet formimi i një shumice të re të vjetër, e cila do të përbëhej nga fituesit e zgjedhjeve të gushtit 2020: DF, Demokratët dhe URA.

“Udhëheqësit janë shumë mendjemëdhenj dhe kjo shihet përmes lëvizjeve politike hakmarrëse në marrëdhëniet midis Demokratëve dhe URA-s. Fillimisht, URA ka iniciuar largimin e udhëheqësit të Demokratëve, Aleksa Beçiq, nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe tani Demokratët po hakmerren me mosbesimin ndaj Qeverisë së Abazoviqit”, thotë Gjukiq.

Partnerët perëndimorë presin zgjidhje të krizës

Nga të gjitha adresat e rëndësishme ndërkombëtare janë dërguar mesazhe për tejkalimin e krizës ekzistuese politike në Mal të Zi.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, ka thënë se politika malazeze duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në drejtim të integrimit evropian apo do të bëhet “mall shpenzues” i interesave ruse dhe serbe në rajon.

“Qytetarët e Malit të Zi vazhdojnë të mbështesin qartazi anëtarësimin në BE, gjë që duhet të marrë mbështetje në zgjedhje… Një Kuvend dhe një Qeveri e tillë sigurisht se do të kishin mbështetjen e Parlamentit Evropian”, ka shkruar Picula në Twitter.

Pas rënies së Qeverisë së Abazoviqit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nga Mali i Zi pret që të formojë shpejt një qeveri të re ose të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Tags: Branisllav RadulloviqDritan AbazoviqMali i Zi
Postimi i mëparshëm

Bëhen 15 vite nga vdekja e aktorit Faruk Begolli

Postimi tjetër

UEFA do të shqiptojë masa të rrepta ndaj 10 skuadrave evropiane

Të ngjajshme Postime

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë
Shqipëri

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

24 September 2025
Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj
Shqipëri

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

23 September 2025
Vuçiq në një takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni
Rajon

Vuçiq në një takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni

26 August 2025
Kryetari i Kuvendit të RMV uron Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie
Maqedonia e Veriut

Kryetari i Kuvendit të RMV uron Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie

26 August 2025
Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij
Shqipëri

Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

26 August 2025
Shqiperi / Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Shqipëri

Shqiperi / Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

25 August 2025
Postimi tjetër
UEFA do të shqiptojë masa të rrepta ndaj 10 skuadrave evropiane

UEFA do të shqiptojë masa të rrepta ndaj 10 skuadrave evropiane

Lajmet e fundit

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

24 September 2025
Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

24 September 2025
Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

24 September 2025
Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

24 September 2025
Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu