Analistë të disa bankave në Gjermani, janë të mendimit se qytetarëve do t’u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t’u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës.
Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiarë për shkak të inflacionit të lartë. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleweis, tha për gazetën “Welt am Sonntag”:“Ne presim që deri në 60% e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve”.
Edhe grupi i bankave po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë për të manovruar. “Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer”, i tha gazetës “Welt am Sonntag” drejtori i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit Volksbank, Andreas Martin.
Nga vjeshta pritet përkeqësim i situatës financiar, shkruan DW.
Sipas ekspertëve bankarë situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus.
