Një veturë e vjedhur është gjetur e bllokuar në stacionin e metros në Madrid, transmeton InLajmi.
Kjo veturë është hequr nga zjarrfikësit.
Policia thotë se po heton pasi automjeti u gjet pranë një shkalle në stacionin Plaza Eliptica.
Shoferi u dërgua në spital për t’u kontrolluar, por policia thotë se nuk ka të lënduar, shkruan BBC.
Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur. /InLajmi/