Në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, më saktësisht në rrugën “Fazli Grajçevci” është djegur një gjenerator i ish-ndërtesës së Gërmisë, përcjell InLajmi.
Policia e ka konfirmuar se nuk ka ndonjë person të lënduar, dhe se zjarri është lokalizuar.
Këtë për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti. /InLajmi/