Këngëtari nga Kosova, Blerim Muharremi i njohur si Blero, ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me këngëtaren Arbanna, shkruan InLajmi.
“Amore” titullohet kënga më e re nga Blero dhe Arbanna, e cila sjell freski në muzikën shqiptare.
Kënga e dyshes vjen e kombinuar me videoklipin e realizuar me ndjesi verore në bregdetin e Shqipërisë.
Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur Blero dhe Nurtel, ndërsa edhe muzikën e ka përzgjedhur vetë këngëtari në bashkëpunim me Johan Bejerholm.
Ndryshe, ditëve të fundit është përfolur mjaft për ndarjen mes Afronës dhe Bleros, por a mund të jetë kjo këngë nga artisti për Afronën, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /InLajmi/