Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Minierave dhe Energjetikës Zorana Mihajloviq deklaroi sot se pavarësisht refuzimit të palës së Kosovës, Serbia mbetet e përkushtuar për bisedime dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe se patriotizmi më i madh dhe guximi më i madh është ruajtja e paqes dhe stabilitetit, sepse Serbia nuk do luftë, transmeton InLajmi.
Ajo shprehet e shqetësuar për situatën në Kosovë, ndërsa thotë se shqetësimet rriten kur bëhet thirrje për konflikt të armatosur.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në Kosovë, sepse në njërën anë keni agresionin dhe kërcënimet e Albin Kurtit, dhe në anën tjetër Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, jo vetëm në bisedimet e fundit, por ka vite që përpiqet të arrijë një kompromis. Ne bëjmë përpjekje për të ruajtur sigurinë për të gjithë njerëzit, ndërsa në të njëjtën kohë marrim goditje që në fakt janë ftesa për konflikt të armatosura”, tha Mihajloviq./InLajmi/