Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake që nga viti 2018, përballë kërcënimit bërthamor në rritje nga Koreja e Veriut.
Rreth 28.500 trupa amerikane janë të vendosura në shtetin aziatik për ta “mbrojtur” atë nga fqinji i tij i armatosur me armë bërthamore.
Të 2 vendet kanë kryer prej kohësh stërvitje të përbashkëta ushtarake që këmbëngulin t’i quajnë “mbrojtëse”, ndërsa Koreja e Veriut i konsideron “prova të një pushtimi”, shkruan A2CNN.
Manovrat “Ulchi Freedom Shield” shënojnë rifillimin e stërvitjeve në shkallë të gjerë midis forcave amerikane dhe koreano-jugore pas reduktimit të tyre për shkak të pandemisë Covid-19.