Presidenca e Kosovës ka publikuar shpenzimet që i ka bërë prej muajit janar deri në qershor të këtij viti, përcjell InLajmi.
Për bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit presidenca ka shpenzuar 48.968.70 euro.
Ndërsa për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit kanë shpenzuar 12.658.64 euro.
Totali i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë në Administratën e Presidencës së Kosovës është 75.226.93 euro.
Njoftimi i plotë i Presidencës së Kosovës:

Presidentja e Republikës dhe Kabineti (Total x 19 persona)
Përshkrimi i shpenzimit
Akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit 12.658.64
Biletat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit 48.968.70
Shpenzimet e karburanteve 9.086.5
Dreka dhe darka zyrtare 3.455.09
Koktej protokollar me rastin e Javës së Gruas 1,058
Shuma (€)
Administrata, ish-Presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete
Përshkrimi i shpenzimit Shuma (€)
Totali i shpenzimeve përgjatë gjashtëmujorit për 19 persona 75.226.93
Akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit –
Biletat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit 371.59
Shpenzimet e karburanteve 7.579.78
Dreka dhe darka zyrtare 2.977.9
Koktej protokollar
Totali i shpenzimeve përgjatë tremujorit 10.929.27./InLajmi/
2022_08_17_141310_ZPRK_-_Shpenzimet_Janar-Qershor_2022-1 (1)