Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se marrëveshja që është nënshkruar për energji në përmbajtje është e njëjta, por që ka ndryshuar në gjuhën juridike.
Më tej, ai ka deklaruar se meqenëse LVV-ja nuk e pranon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshja për energji nuk është në kundërshtim me Republikën e Kosovë, shkruan Gazeta10.
“Marrëveshja për energjinë në përmbajtje është e njëjta, në aspektin e gjuhës juridike është ndryshuar, sepse e kam lexuar me kujdesin më të madh. Meqenëse ne nuk e pranojmë Asociacionin, marrëveshja për energji nuk është në kundërshtim me Republikën e Kosovës, nuk e cenon sovranitetin e vendit”, ka thënë Rexhaj.