Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos llogaridhënie pas bisedimeve të fundit në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, përcjell InLajmi.
Molliqaj tha se dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Qeverisë së tanishme nuk ka plan e as vizion.
Në fund ish-deputeti tha se po i pengon shumë që nuk ka transparencë nga ana e Kosovës për takimin e mbajtur në Bruksel.
Postimi i plotë i tij:
DIALOGU I MBYLLUR RREZIK PËRTEJ DIALOGUT
Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.
– Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.
– Pa platformë të miratuar në Kuvend.
– Pa raportim në Kuvend.
– Pa dialog me shoqërinë civile.
Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë. Madje, nuk ka as simulim të transparencës.
Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?/InLajmi/