Janë shfaqur pamjet e momentit kur një superjaht u mbyt plotësisht në Detin Mesdhe, transmeton InLajmi.
Jahti 40 metra u gjend në vështirësi rreth 15 km larg Marinës Catanzaro në Itali.
Roja bregdetare italiane shpëtoi të 9 personat në bord.
Aty ishin 4 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, i cili po shkonte nga Gallipoli në Milazzo kur u fundos.
Arsyeja e fundosjes së jahtit ende nuk dihet. /InLajmi/
