Bernardo Silva ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. E ardhmja e Bernardos është ende në ajër, por portugezi donte ta bënte të qartë pas ndeshjes (ndaj Newcastle United) se ai është i lumtur te Manchester City mes thashethemeve dhe informacioneve për nënshkrimin e tij të mundshëm me Barcelona.
“Jam i lumtur këtu. Po bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar klubin. Jam shumë i fokusuar”, tha Silva, për faqen e Manchester City.
Përveç Barcelonës edhe Paris Saint Germain kanë shfaqur interesim për mesfushorin portugez, shkruan Gazeta Blic.
Barcelona dhe PSG janë lidhur shumë me afrimet për 28-vjeçarin.