Barcelona ka triumfuar 4-1 në udhëtim te Real Sociedadi në kuadër të javës së 2-të në La Liga.
Pas vetëm një minute lojë, Robert Lewandowski realizoi golin e parë të ndeshjes, dhe të parin në fanellën e klubit katalanas në La Liga.
Por, 5 minuta kaluan dhe Real Sociedadi i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur nga Alexander Isak.
Me këto 2 gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të 2-tën u shënuan edhe 3 të tjerë.
Ishte minuta e 66-të e takimit, kur Ousmane Dembele riktheu epërsinë për Barcelonën me një asistimt ë Ansu Fatit.
Pas vetëm 2 minutash, talenti i natyralizuar në spanjoll tani asistoi te Leëandoëski (68’), me polaku që realizoi të 2-tin persona.
Më pas, polaku e shpërbleu Fatin me një asistim në minutën e 79-të, për rezultatin 4-1, shkruan Gazeta Olle.
Këto janë 3 pikët e para për Barcelonën në këtë fillim edicion, pasi në xhiron e parë barazoi pa gola me Ray Vallecanon, ndërsa në javën e 3-të do të kenë punë me Valladolidin.