Çdo telefoni celular në Portugali i është dërguar një mesazh për rrezikun ekstrem të zjarreve, ndërsa vendi po përgatitet për valën e 3-të të të nxehtit të verës, transmeton InLajmi.
Vendi ka hyrë në gjendje alarmi, me temperatura që pritet të arrijnë në 38 gradë Celsius dhe erëra të forta parashikohen në ditët në vijim.
Mesazhet paralajmëronin banorët e zonave rurale që të mos ndezin asnjë lloj zjarri.
Qeveria ka kufizuar gjithashtu aksesin në pyje dhe ka ndaluar përdorimin e makinerive për të shmangur shkëndijat.
Gjendja e alarmit ka hyrë në fuqi mesnatën e së dielës dhe do të zgjasë deri të martën, shkruan BBC.
Rreth 92,000 hektarë tokë janë djegur tashmë këtë vit, sipas vlerësimeve të qeverisë, nga valët e të nxehtit./InLajmi/