Në Mitrovicë është vjedhur kulmi i Stacionit të Autobusëve
Qytetarët bënë të ditur se kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë. Po ashtu, thonë se Policia e Kosovës duhet të mbikëqyrë më shumë këtë pjesë.
Një ditë më parë dikush i kishin vënë syrin kësaj pjese.
Dyshohet se një person shfrytëzoi orët e mbrëmjes për të vjedhur një pjesë të kulmit me të cilin është mbuluar objekti i stacionit të Autobusëve në Mitrovicën e Jugut.
E gjendja në të cilën ka ardhur është kjo.
Ky nuk është rasti i parë që po ndodhë në këtë zonë.
Qytetarët që gjatë së dielës ishin të paktë në numër në këto hapësira bënë të ditur se Policia e Kosovës duhet ta mbikëqyr më shumë në këtë pjesë.
Madje ata thanë se materiali me të cilin është ndërtuar kulmi përbëhet nga bakri vlera e të cilit kohëve të fundit është rritur.
Në anën tjetër Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si vjedhje e rëndë në tentativë, shkruan T7.
Qytetarët thanë se nëse nuk merren masa rastet e tilla mund të përsëritur.