• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Shqetësuese, mbi 2.000 çifte i japin fund martesës gjatë vitit 2021 në Kosovë

J G nga J G
21 August 2022
në Kosovë
0 0
0
Shqetësuese, mbi 2.000 çifte i japin fund martesës gjatë vitit 2021 në Kosovë
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm gjatë vitit të kaluar mbi 2.000 qifte në Kosovë i kanë dhënë fund martesës të tyre. Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin vjetor i bëri të ditura këto shifra, duke shtuar se komuna me numrin më të madh të divorceve është Prizreni189 raste, ose 8.8% duke u pasuar nga Prishtina175 raste, ose 8.1% dhe Podujeva141 raste, ose 6.5%.

Në lidhje me numrin e madh të shkurorëzimeve në Kosovë, sociologia Flakë Ymeri në një prononcim për Telegrafin tha se faktorët kryesor, të cilët po ndikojnë në rritjen e divorceve janë martesat në moshë të re dhe diferencat në moshë tek të martuarit gjithashtu.

“Fenomeni i divorcit në shoqërinë tonë është çdo ditë në rritje. Si faktorë kryesorë që po vie deri tek divorcet janë krijimi i lidhjeve në moshë të re apo edhe diferencat e mëdha në moshë, mospërputhje në mendime si konflikt gjeneratash. Martesat e hershme sigurisht qe ndikojnë dhe pas një kohe mund të qojnë edhe drejt divorcit sepse mos vetëdija për përgjegjësin e cila na e sjell jeta martesore. E po ashtu formimi i personaliteti i cili është në atë moshë ndikojnë që shumë çifte të bëjnë zgjidhje të gabuara e që pastaj mund t’i thyejnë shumë emocionalisht për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.

Ymeri tutje shtoi se edhe kushtet e rënda ekonomike po dërgojnë deri tek konflikti mes bashkëshortëve dhe pastaj deri tek ndarja e tyre.

“Faktorë të tjerë janë kushtet e rënda ekonomike, rritja e obligimeve familjare dhe mos përmbushja e tyre çojnë në konflikte që si përfundim dërgon tek divorci. Mos përmbushja emocionale dhe humbja e kujdesi ndaj partnerëve, jetesa në bashkësi familjare dhe në familje patriarkale. Pastaj arsyet tjera janë mospërballimi i presionit dhe mos toleranca për të zhvilluar jetë sipas planifikimi të familjes, i shtynë që çiftet të kenë konflikte dhe të përfundojnë në divorc. Por ka edhe faktorë të tjerë shoqëror e social”, u shpreh Ymeri.

Sociologia theksoi faktin që gjetja e një gjuhe të përbashkët tek bashkëshortët do të ishte idealja për të pasur harmoni dhe familje të shëndetshme.

“Rekomandimet nga ana ime janë qe familja të shihet si e shenjtë dhe të gjithë të kenë kujdes kur duan t’i futen rrugëtimit bashkëshortorë dhe të jenë të gatshëm që përgjegjësit dhe obligimet që do t’i sjell jeta. T’i përballojnë se bashku të mos hedhet faji nga njëri partner tek tjetri por gjërat të përballohen dhe të tejkalohen së bashku e sidomos për çiftet që kanë fëmijë të kenë kujdes se si ata sillen me njëri tjetrin në sytë e fëmijëve sepse prindërit konsiderohen model ideal për fëmijët. Por nëse jeta na sfidon dhe kemi barriera te pa tejkaluashme atëherë një divorc do te ishte me i shëndetshëm për të dy sepse fëmijët nuk meritojnë të shohin raport jo te mirë mes prindërve apo dhunë qe është e pa tolerueshme”, përfundoi ajo.

Ndërkaq psikologu Yll Avdijaj, thotë se faktorët të cilët zakonisht ndikojnë deri në ndarjen e çifteve janë mos mungesa e njohurive mbi martesën, tradhtia bashkëshortore.

“Arsyet që mund të çojnë deri në divorce, zakonisht janë të shumta dhe të ndryshme, mirëpo këtu mund të përmendim vetëm disa nga to, si psh: mos marrja e përgjegjësive në bashkëshortësi dhe familje, mungesa e njohurive mbi martesën, tradhtia bashkëshortore, mos durimi ndaj njëri-tjetrit dhe problemeve brenda familjes, botëkuptimet dhe konceptet e kundërta për stilin e jetës; pastaj si arsye tjera këtu mund të hyjnë edhe dhuna sistematike qoftë ajo fizike, psikike dhe emocionale”, tha ai.

Se divorci mes prindërve ka ndikim edhe tek fëmijët e tyre e thotë edhe psikologu Avdijaj.

“Viktimat e divorceve zakonisht janë femijet, ata që pësojnë më së shumti, te të cilët lehtë mund të afektohen disa problematika ne aspektin psiko-emocional si: humbje e vetëbesimit dhe vetëvleresimit, humbje e motivit për jetë, gjendje depressive, ndjenja e të qënurit i tepërt, jo-stabilitet emocional, ankth, mendime negative për imazhin e vetvetes, ndjenja e fajit (ku fëmija e ndien veten fajtor për divorcin e prindërve)”, u shpreh Avdijaj.

Mirëpo se çfarë duhet të kenë parasysh çiftet para se të vendosin për divorc, tregon psikologu.

“Çiftet të cilat marrin vendim për t’u divorcuar duhet të dinë paraprakisht për seriozitetin e këtij vendimi dhe pasojat dhe vështirësitë që mund të bartë me vete, si në aspektin psiko-emocional, social dhe atë juridik”, tha Avdijaj.

Ai tha po ashtu në fund kishte edhe një këshillë për çiftet të cilët mendojnë t’i japing fund martesës së tyre.

“Çiftet të cilat po kalojnë periudha konfliktuoze në martesen e tyre, fillimisht u rekomandohet që të konsultohen me psikologun, psikoterapistin të cilët merren me trajtimin e problemeve në çifte. Le të jetë kjo një prove për të rregulluar cështjen paraprakisht; mirëpo në rastet kur nuk parashihet zgjidhje tjetër përpos divorcit atëherë vlen që të trajtohen në mënyre që të parapergatiten për vështirësitë dhe sfidat të cilat do t’i kenë pas vendimit te divorcit”, përfundoi Avdijaj.

Tags: ÇiftetDivorciYll Avdijaj
Postimi i mëparshëm

Zyrtarët i thesarit amerikanë, Adyemo: Rusët tentojnë shmangien e sanksioneve perëndimore përmes Turqisë

Postimi tjetër

Manchester dëshiron me çdo kusht që Silva të qëndrojë në “Etihad”

Të ngjajshme Postime

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë
Kosovë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Është gjetur në Mushtisht 9 vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur

28 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri
Kosovë

Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Policia arreston një person për zjarrvënie në Mitrovicën e Veriut – kapet përmes video-incizimit

26 July 2025
Postimi tjetër
Manchester dëshiron me çdo kusht që Silva të qëndrojë në “Etihad”

Manchester dëshiron me çdo kusht që Silva të qëndrojë në “Etihad”

Lajmet e fundit

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

28 July 2025
6 rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

6 rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

28 July 2025
Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu