Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka dënuar ashpër sulmin e bërë në uzinën ushtarake të Gramshit ndaj ushtarëve shqiptar, përcjell InLajmi.
Ish-Kryeministri i Kosovës kiu ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar gjatë sulmit në Gramsh.
Përveç kësaj Haradinaj ka thënë se shpreson se do të ndriçohet rrethanat e sulmit sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Postimi i plotë i tij:
Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë.
Urojmë shërim të shpejtë për të 2 ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri./InLajmi/