Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas akuzave se institucionet e sigurisë nuk kanë funksionuar në rastin e sulmit të 2 ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, përcjell InLajmi.
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet”, shkroi Rama në Twitter.
I pari i Qeverisë së Shqipërisë ka ironizuar me ata të cilët kanë vërshuar me komente negative kundër tij, duke i quajtur “mbrojtës të zellshëm të sigurisë kombëtare”.
Ramës nuk i kanë pëlqyer aspak reagimet dhe akuzat se me këtë sulm tregohet që institucionet e sigurisë nuk kanë funksionuar siç duhet./InLajmi/
"Me u gjet Kola në punë!" është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!
— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2022