Një aksident ka ndodhur në hyrje të Lushnjes, mbrëmjen e kësaj të diele. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 20:30, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, që drejtohej nga I. K., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe 2 fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë së Shqipërisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe 2 fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, shkruan abcneës.al.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.