Një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar nga rrotullimi i autobusit në Pançevë, i cili qarkullonte në autostradën Leskovc-Nish, transmeton InLajmi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:25, në autostradë afër Leskovcit, i cili barte pasagjerët që ktheheshin nga pushimet në Greqi.
Pasagjerët e lënduar më rëndë janë transportuar në Qendrën Klinike të Nishit, kurse ata me lëndime më të lehta janë dërguar për trajtim në Spitalin e Leskovcit.
Një djalë 13vjeçar ka pësuar mavijosje në stomak, ndërsa një burrë 69 vjeçar ka thyerje të hapur të krahut dhe po i nënshtrohet operacionit, njoftuan nga Qendra Emergjente në Nish.
Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente, bëhet e ditur se në departamentin e vëzhgimit janë 7 persona të lënduar në aksidentin në fjalë dhe se gjendja e tyre është stabile.
Doktor Nebojsha Dimitrijeviq, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Leskovcit, tha se asnjë nga pacientët që janë transportuar në atë spital nuk është në rrezik jete, raporton RTS.
“5 pacientë u pranuan në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme dhe 2 në ortopedi”, tha doktor Dimitrijeviq. /InLajmi/