Manchester City dëshiron që me çdo kusht Bernardo Silva të qëndrojë në ‘Etihad’.
Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e Bernardos te Manchester City.
Barcelona dhe PSG janë lidhur shumë me afrimet për 28 vjeçarin edhe pse, duket se ai do të qëndrojë në ‘Etihad’ të paktën në afat të shkurtër.
Ai shihet si një anëtar kyç i skuadrës në Mançester dhe ata do t`i ofrojnë portugezit një kontratë të re afatgjate për të paralajmëruar njëherë e përgjithmonë çdo kërkues të mundshëm.
‘Daily Star’ pretendon se Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm të dyfishojnë kontratën e Silvës prej 150 mijë funte në javë, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse mesfushori do të pranojë ofertën e kampionit anglez.