Jennifer Lopez dhe Ben Afflec festuan në mënyrën më të mrekullueshëm martesën e tyre, me një ceremoni përrallore të shtunën, në vilën e aktorit në Xhorxhia, të rrethuar nga familjarë, miq dhe sigurisht kolegë nga bota e spektaklit.
Çifti më i diskutuar i showbiz-it, i pagëzuar si “Bennifer” u martuan në Las Vegas disa javë më parë, në fshehtësi të plotë, por më pas vendosën të ndanin gëzimin e tyre me të tjerët dhe organizuan dasmën në një ambient vërtet fantastik, që kujtonte plantacionet e shekullit XIX të Jugut amerikan.
JLo ishte veshur me një fustan të bardhë magjik, ndërsa Affleck me një kostum shik.
50 vjeçari dhe 53 vjeçarja ishin fejuar fillimisht 20 vite më parë, por u ndanë në vitin 2003 dhe dasma u anulua. Secili krijoi më pas familjen e tij, JLo ka 2 fëmijë me këngëtarin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka 3 fëmijë me aktoren Jennifer Garner. Kjo e fundit mungoi në ceremoni, por aty ishin të pranishëm fëmijët, Violet 16 vjeçare, Seraphina 13 vjeçare dhe Sam 11 vjeçar. Krah tyre edhe 2 binjakët e JLo, Emme dhe Max, të 2 e 14 vjeç, shkruan A2CNN.
Një mungesë që u dallua ishte ajo e vëllait të Ben, Casey Affleck, i cili tha se kishte impenjime të tjera prindërore në Los Anxhelos. Në dasmë nuk munguan miq të çiftit nga bota e Hollivudit, si Matt Damon, George Clooney, Jane Fonda, Renee Zellweger dhe Jimmy Kimmel.