Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kujtuar kohën kur ishte i varfër, transmeton InLajmi.
Biden ka treguar momentin kur prindërit e tij zgjidhnin faturat të cilat kanë pasur mundësi t’i paguajnë.
“Mbaj mend që u ula në tryezën e ngrënies së mamasë dhe babait tim dhe i shikoja ata të zgjidhnin se cilat fatura do të paguanin atë muaj, sepse nuk kishte para të mjaftueshme për t’i paguar të gjitha. Kjo është arsyeja pse unë po bëj gjithçka në fuqinë time për të ulur kostot për familjet”, shkroi Biden në rrjetin social, Facebook.
Biden si një ndër njerëzit më të fuqishëm në botë tha se po bënë gjithçka që të zvogëloj kostot financiare për familjet.
SHBA-të nën udhëheqjen e Joe Biden janë duke e ndihmuar edhe Ukrainën e cila është në luftë me Rusinë./InLajmi/