Vetëm 3 muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviq ndaj kishës ortodokse serbe.
Parlamenti në Mal të Zi rrëzoi qeverinë e kryeministrit, Dritan Abazoviq natën e së shtunës (20.08). 50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe 4 grupeve parlamentare.
Ekologjisti liberal Abazoviq kishte zemëruar 2 javë më parë presidentin e vendit, sepse kishte nënshkruar një marrëveshje të kontestuar me kishën ortodokse serbe. Kjo marrëveshje është mjaft e debatuar në Malin e Zi, sepse i jep të drejta të veçanta, kishës ortodokse serbe të kontrolluar nga Beogradi. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, atëherë në ujdi me shtetin serb. Sot qeveria në Beograd përpiqet përmes kishës dhe partive lokale proserbe e organizatave të tjera të ushtrojë ndikim në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s nga viti 2017.
Qeveria e pakicës pa mbështetje të fortë
36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti, shkruan DW.
Abazoviq ashtu si edhe presidenti Gjukanoviq konsiderohen me orientim perëndimor. Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA, Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.