Rusët po përpiqen të përdorin Turqinë për të anashkaluar sanksionet perëndimore, sipas Ministrisë së Financave të SHBA-së, transmeton InLajmi.
Zëvendëssekretari Wally Adeyemo lëshoi paralajmërimin gjatë një telefonate me zëvendësministrin e Financave të Turqisë, Yunus Elitas, që të vazhdonin zbatimin e sanskioneve.
Ndryshe që nga fillimi i luftës oligarkëve rusë u janë vënë sanksione nga shumë shtete të fuqishme të botës, shkruan BBC.
Por, ata gjithsesi janë munduar që t’i shmangnin sanksionet përmes formave të ndryshme. /InLajmi/