Kuvendi i Malit të Zi ka votuar për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi të drejtuar nga Dritan Abazoviqi, përcjell InLajmi.
Pas votimit, Qeveria e Dritan Abazoviqit u rrëzua nga pushteti.
Rikujtojmë se Partia Prava Montenegro kishte nisur mocionin e mosbesimit që kishte për synim rrëzimin e kësaj Qeverie.
Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi më herët u përcoll nga debatet e forta, ku Dritan Abazoviq me tone të ashpra tha se në këtë Kuvend do të ishte ose ai ose Milo Gjukanoviqi.
Ai gjithashtu ka mbajtur fjalimin e fundit për sonte, ku edhe falëndëroi të gjithë ministrat për punën e tyre. /InLajmi/