Napoli e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit italian Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti mori 3 pikë të mëdha pas triumfit në udhëtim te Verona me rezultat 2-5.
“Titulli është njësoj si vitin e kaluar, duhet ti marrim ndeshjet me radhë. Shpresojmë që në fund të jemi sërish aty lart dhe të luftojmë për titullin kampion”, ka thënë Rrahmani.
E për sezonin e ri dhe objektivat e klubit ka folur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që është një lider në mbrojtjen e napolitanëve.
“Me Kim po flasim dhe mundohemi të përmirësojmë ato që na thotë trajneri. Në Turqi bënte një tjetër stil loje, duhet të mësohet me tonin, por për momentin po merremi vesh mirë”.
Tutje qendërmbrojtësi prishtinas foli edhe me partneritetin me koreanin Kim në qendër të mbrojtjet, shkruan Gazeta Olle.
“Ishte e rëndësishme të nisnim mirë sezonin, pastaj më pas bëhet më e lehtë. Duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje dhe të mbyllim sezonin siç duhet”.