Raheem Sterling ka folur për periudhën e tij te kampioni anglez, Manchester City.
Sterling është larguar nga Manchester City këtë verë për të nënshkruar me Chelsean, duke i dhënë kështu fund një faze 7-vjeçare te ‘Citizens’.
Një periudhë e gjatë, por që fazën e fundit nuk e kujton mirë vetë lojtari.
Kjo është lënë të kuptohet në deklaratat e dhëna për ‘Sky Sports’.
“Të gjithë duan të ndihen të dashuruar dhe në futboll nuk është ndryshe. Kur luani me zemrën tuaj, sakrifikoni disa nga ditëlindjet e fëmijëve tuaj dhe më pas trajtoheni në një mënyrë të caktuar, është zhgënjyese. Në ato momente isha i tërbuar, por tashmë është në të kaluarën dhe mund të fokusohem vetëm tek e tashmja, e cila është tani, këtu te Chelsea, dhe mundësia që kam këtu të dal dhe të tregoj edhe një herë talentin tim”, filloi ai.
I pyetur për arsyet e largimit të tij, Sterling sqaroi se kishte shumë arsyeje, por kryesorja ishte një vend në formacionin startues.
“Shumë gjëra hynë në lojë, shumë arsye. Por nuk po ankohesha, isha gati për sfidën dhe pavarësisht disa paraqitjeve të mira nuk mund t’i garantoja vetes një vend. Thjesht nuk kishte kuptim të luftoje një betejë që nuk mund ta fitoje kurrë”, transmeton Lajmi.net.
Së fundi, ai kujtoi edhe një herë, ndonëse më me dashuri, Manchester Cityn:
“City është një klub fantastik, një klub që fiton shumë trofe dhe që më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në zhvillimin tim në 2 vitet e fundit, por vjen një kohë kur ju duhet të mendoni për veten tënde. Në atë që është më e mira për ty dhe në atë që dëshiron për të ardhmen. Kjo është arsyeja e vetme që unë jam te Chelsea.”