Në Kosovë pritet të kemi ndryshim substancial të motit. Parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende ka gjasa për krijimin e shtrëngatave të fuqishme me rrebeshe mjaft intensive dhe bubullima të zhurmshme e vetëtima masive, ndërsa temperaturat shënojnë ulje.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të stuhive lokale me rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive.
Nga e diela na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende do të ketë rrebeshe intensive dhe ndonjë shtrëngata të fuqishme, shkruan MeteoBallkan.
Rrebeshet e shiu më së shpeshti pritet të vijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes, por duke pas para sysh se do të jemi nën ndikimin e mases së fuqishme ajrore ciklonike ato mund të ndodhin në çdo moment. Në bregdet priten më shumë intervale kohore me diell, por edhe atje priten zhvillime të herëpashershme.