Mërgimtarët që kanë qenë për pushime në Kosovë, kanë filluar të kthehen nëpër ku jetojnë e punojnë.
Kjo vërehet edhe nga fluksi në pikat kufitare. Gjendja më e ngarkuar është në Merdare, ku kolonat kanë arritur në 1.300 metra.
Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni nga 160 deri në 180 minuta.
Pritje ka edhe në Jarinje. Atje kolona është 40-60 metra, derisa për të dalë duhet të prisni 20-30 minuta, raporton Express.
Në pikat tjera, pritjet po zgjasin nga 3 deri në 10 minuta.
