Me tona të ashpra dhe shumë e tensionuar po vazhdon mbledhja e Kuvendit të Malit të Zi ku është në rend dite vetëm një pikë: mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.
Vetë kryeministri në një fjalim para pak minutash ka thënë fjalë të forta se “sonte ose do të shkoj Dritan Abazoviq ose Milo Gjukanoviq’.
Partia Prava Montenegro është e gatshme të tërheq mocionin e mosbesimit që synim ka të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nëse arrihet një marrëveshje, shkruan Gazeta 10.
Ndryshe, më herët Dritan Abazoviq është deklaruar sot gjatë ditës se po ndjehet tejet i relaksuar, pavarësisht mocionit të mosbesimit që është nisur drejt tij për ta rrëzuar nga posti i kryeministrit të Malit të Zi.