Rusia nuk ka asnjë të drejtë morale të ulet në samitin e G20 ndërsa agresioni i saj në Ukrainë vazhdon, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike, transmeton InLajmi.
“Ne mirëpresim përpjekjet e Indonezisë për të siguruar që ndikimet e luftës së Rusisë të merren parasysh në takimet e G20, si dhe indikacionet se Ukraina mund të përfaqësohet nga presidenti Volodymyr Zelensky”, shtuan ata, shkruan BBC.
Siç raportuam më herët, presidenti indonezian Joko Widodo ka thënë se Vladimir Putin i Rusisë planifikon të marrë pjesë në samitin e G20 në Bali më 15 dhe 16 nëntor. /InLajmi/