MTV sapo ka njoftuar se cilët këngëtarë do të përformojnë me 28 gusht në mbrëmjen e madhe, transmeton InLajmi.
Saucy Santana do të jetë kryesues i parashfaqjes vjetore të çmimeve që do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën.
Dove Cameron dhe Yung Gravy do të jenë 2 interpretuesit e tjerë.
Reperi, i cili është edhe artisti aktual i MTV Global PUSH për muajin gusht, do të ndezë skenën për një performancë të këngës së tij të madhe “Booty”.
Ndërkohë, Dove Cameron, një e nominuar për çmimin VMA në kategorinë “Artistja më e Mirë e Re” do të bëjë paraqitjen e saj të parë në VMA, shkruan E.News.
Por ky nuk është i vetmi lajm emocionues që do të ketë premierë gjatë eventit 90-minutësh. E drejtuar nga Nessa dhe Kevan Kenney, parashfaqja e këtij viti do të ketë gjithashtu interpretim nga këngëtarja Tate McRae, e cila do t’i bashkohet si korrespondente speciale e të famshmëve. Murda Beatz do të shërbejë si DJ i Kraft Singles House. /InLajmi/