• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ish-ambasadori amerikan: Problemi kryesor në dialog është përqendrimi i Beogradit tek Moska

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
19 August 2022
në KRYESORE
0 0
0
Ish-ambasadori amerikan: Problemi kryesor në dialog është përqendrimi i Beogradit tek Moska
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha të enjten se Uashingtoni, përmes zyrtarëve të lartë në terren dhe atyre në SHBA, po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën. Por ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby vlerëson se dialogu ka disa probleme të mëdha, pa tejkalimin e të cilave, është vështirë të arrihet një rezultat. Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Kirby tha se një nga problemet kryesore është përqendrimi i Beogradit tek Moska. Ai tha se mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare është nëse Brukseli iu konfirmon palëve se çmimi i madh që mund të fitojnë është anëtarësimi në BE.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby thotë se nuk është i befasuar pse dialogu i të enjtes në Bruksel përfundoi pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ish diplomati amerikan, që shërbeu në Beograd nga viti 2012 deri në vitin 2016, nuk beson se çështjet që nxitën tensionet kohëve të fundit janë problemet kryesore.

“Çështja e parë është, a beson Serbia se rruga drejt anëtarësimit në BE është vërtet e hapur? Kjo nuk është e qartë. E dyta, nëse kjo rrugë është e hapur, a dëshiron ende ta ndjekë atë rrugë? Ka ditë që dëgjojmë se po, duan ta ndjekin atë rrugë, por veprimet e tyre nuk e thonë këtë. Këtu duhet të shikoni marrëdhëniet që ka me Rusinë, një lidhje kjo që bien ndesh me vlerat e Bashkimit Evropian”, tha Kirby duke e komentuar edhe paralajmërimin e ministrit të qeverisë aktuale teknike serbe, Aleksandar Vulin se javën tjetër do të udhëtojë drejt Moskës për vizitë.

“Zoti Vulin gjithmonë ka qenë i orientuar më shumë nga Moska se sa drejt Brukselit. Nëse ai thotë se po niset drejt një destinacioni evropian, unë mendoj që Moska është vendi ku ai kryesisht ka qëllim të shkojë. Unë mendoj se Serbia duhet të merret me atë që mendon se do të ndodhë në Ukrainë, sepse të paktën tani ajo që thuhet në Beograd është shumë e orientuar nga Moska”, thotë zoti Kirby.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan të enjten në Bruksel në kuadër të dialogut mes të 2 vendeve, pas rritjes së tensioneve kohëve të fundit në veri të Kosovës.

Diplomatët perëndimorë, përfshirë Uashingtonin, u aktivizuan menjëherë duke e qetësuar situatën dhe duke nxitur palët të rinisnin dialogun në Bruksel.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha të enjten se dialogu Kosovë Serbi po vëzhgohet me përparësi nga SHBA-ja.

“Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. Kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër bisedimet. Ju siguroj që këto bisedime kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Por, ka zyrtarë të lartë që edhe këtu në Uashington po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje me të cilën vetë Sekretari Blinken është angazhuar personalisht prej një kohe të gjatë. Ky është një prioritet që përfshin gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, tha Price.

Mirëpo Price e bëri të qartë se ndonëse Uashingtoni është i përfshirë aktivisht për të ndihmuar palët, zgjidhja e problemeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të bëhet vetëm përmes BE-së.

Këtë qëndrim e thotë edhe ish ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby. Një gjë shumë e mirë sipas zotit Kirby është emërimi i Christopher Hill-it si ambasador amerikan në Beograd, pasi ai e ka vëmendjen e duhur të Uashingtonit.

“Mendoj se mund të ndihmojmë veçanërisht në inkurajimin e Kosovës që të pranojë një ofertë të arsyeshme. Besoj se Chris Hill mund të jetë i dobishëm kur ka diçka për t’i ndihmuar serbët të kuptojnë se SHBA-të i qëndrojnë prapa saj. Mund të ketë edhe gjëra të tjera të nevojshme në lidhje me këtë, që ne mund të luajmë një rol të rëndësishëm. Por, në fund çmimi i madh është anëtarësimi në BE, jo anëtarësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Kirby.

Por, momentalisht ish ambasadori Kirby nuk sheh se zgjidhja përfundimtare është e afërt dhe ai përmend disa arsye për këtë.

“Mendoj se nëse BE-ja është ende e përkushtuar, që Serbia të jetë anëtare, nëse Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë – gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se udhëheqësit aktual të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshëm për lëshime reciproke, përpos nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se dy palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund. Shpërblimi gjithmonë kam besuar se është anëtarësimi në BE”, thotë zoti Kirby.

Problem tjetër sipas ambasadorit Kirby janë edhe intereset politike të vet udhëheqësve të përfshirë në dialog, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, pasi asnjëra palë nuk dëshiron të dëmtojë interesin kombëtar, por as karrierat e tyre politike.

“Pra, zgjidhja duhet të jetë edhe në interesin e Aleksandar Vuçiqit dhe interesin e Serbisë, si dhe duhet të jetë në interesin e Kosovës dhe të Albin Kurtit. Deri tani nuk e shoh që kjo po ndodh, jo menjëherë. Së pari duhet shpjeguar se cilat janë këto interesa dhe si mund të afrohen ato”, tha Kirby.

Megjithatë ish ambasadori amerikan beson se ai sheh vend për optimizëm

“Unë e konsideroj Evropën jo të plotë pa Serbinë. Dhe dialogu aktual duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. Jam optimist, por jo në kuptimin që mund të ndodhë sot apo nesër, por ndoshta në minutin e fundit. Por i gjithë dialogu nuk do të zgjidhet menjëherë”, vlerëson Kirby për VOA.

Sipas ambasadorit Kirby, para se të afrohet një zgjidhje përfundimitare me çmimin e madh, me anëtarësimin në BE, fillimisht duhet të zgjidhet në një farë mënyre rrëmuja e krijuar nga Moska në Ukrainë. BE-ja sipas zotit Kirby nuk ka kapacitet të pranojë anëtarë të rinj sidomos një vend si Serbia e cila sot është shumë më e orientuar drejt Moskës.

 

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiMichael KirbySerbia
Postimi i mëparshëm

Boksieri ukrainas synon titullin e botës, pas kësaj ai do të kthehet ta mbrojë vendin e tij

Postimi tjetër

Halimi: Mostransparenca e Kurtit në dialog po e bllokon përçimin e të vërtetës tek qytetarët

Të ngjajshme Postime

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu
KRYESORE

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

1 August 2025
Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve
KRYESORE

Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

1 August 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Postimi tjetër
Halimi: Mostransparenca e Kurtit në dialog po e bllokon përçimin e të vërtetës tek qytetarët

Halimi: Mostransparenca e Kurtit në dialog po e bllokon përçimin e të vërtetës tek qytetarët

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu