Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell InLajmi.
Sipas policisë në këtë aksident është përfshirë vetëm një veturë e cila është vetaksidentuar.
“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me aksidentin në fjalë./InLajmi/