Inspektorët ndërkombëtarë mund të lejohen të vizitojnë termocentralin Zaporizhzhia muajin e ardhshëm, thotë diplomati rus Mikhail Ulyanov, transmeton InLajmi.
Thirrjet për lejimin e ekspertëve neutralë për të inspektuar uzinën janë intensifikuar javët e fundit, pasi Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar secila tjetrën për granatimin e vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që po viziton Ukrainën për momentin, është ndër ata që kanë kërkuar që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të lejohen të hyjnë në termocentralin, i cili u kap nga Rusia në mars, por ka vazhduar të funksionojë.
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, ku ka selinë IAEA, thotë se janë duke diskutuar këtë çështje me Sekretariatin e IAEA, shkruan BBC.
Ndërsa Rusia po vazhdon “misionin e saj ushtarak” në Kharkiv të Ukrainës./InLajmi/