Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton për ditëlindje, i cili të premten mbushi 76 vite jetë, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se Clinton do të mbetet përgjithmonë miku i Kosovës, dhe se nuk do ta harrojmë asnjëherë kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.
Kreu i PDK-së, ndër të tjera tha se vendi jonë është me fat që e ka një mik sikur presidenti Clinton.
Postimi i plotë i tij:
Në 76-vjetorin e lindjes, i dërgoj urimet më të përzemërta Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

Për Kosovën, Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku ynë i përjetshëm.
Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi! /InLajmi/