Chelsea ka blerë nga Interi mesfushorin Cesare Casadei i cili është vetëm 16 vjeç.
Cesare Casadei cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar në pozicionin e tij.
Klubi londinez ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se italiani ka nënshkruar me ta një kontratë 6-vjeçare, shkruan Gazeta Blic.
Interi nga kjo marrëveshje ka përfituar 15 milionë euro, ndërkohë që mund të marrë edhe 5 të tjera përmes bonuseve.