Carlo Ancelotti e konfirmon se Carlos Casemiro dëshiron të largohet nga Real Madridi, në një konferencë për shtyp, trajneri tha se është vullneti i lojtarit.
“Kam folur me Casemiron. Ai dëshiron të provojë një sfidë të re, një mundësi të re. Klubi e kupton sepse Casemiro, për atë që ka bërë në këtë klub dhe për personin që është, ne duhet të respektojmë dëshirat e tij. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Ai është ende një lojtar i Real Madridit dhe vullneti i tij është të largohet. Nëse ai largohet dhe arrihet një marrëveshje e arsyeshme, ne kemi burimet për ta zëvendësuar atë”, deklaroi Ancelotti.
Tutje, Ancelotti tha se zëvendësuesi i kësaj vere do të jetë transferi për Tchouamenin, transmeton Gazeta Express.
“Ka një zëvendësim brenda skuadrës. Tchouameni është nënshkruar në këtë pozicion, dhe në këtë moment ai është një nga mesfushorët më të mirë në treg. Kroos mund të luajë në këtë pozicion. Camavinga gjithashtu ka luajtur atje në të kaluarën”, përfundoi ai.