Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, para seancës së Kuvendit të Malit të Zi, për mocionin e mosbesimit ndaj tij, është shprehur se është personi i cili e ka luftuar korrupsionin.
“Unë jam njeriu që e ka luftuar korrupsionin, nëse dëshirojnë ta luftojnë këtë dukuri unë jam ai. Jam ai që krejt ato gjëra që kanë qenë nën tepih, i kam qitë mbi”.
Abazoviq tha se para deputetëve se janë 2 ose 3 opsione që mund të ndalet ky korrupsion, shkruan Klan Kosova.
“Nëse dëshirojnë me ndalë luftimin ndaj korrupsionit, le ta ndalin. Janë 2 ose3 opsione në tavolinë”, u shpreh tutje ai.
Ndryshe, Parlamenti i Malit të Zi sot do të diskutoj dhe do të ngre mocionin e mosbesimit kundrejt Kryeministrit Dritan Abazoviq, ndërsa mbetet ende e pa qartë nëse do të votohet ky mocion i inicuar nga partia e Presidentit Milo Gjukanoviq.