2 avionë të vegjël u përplasën të enjten mbi një aeroport në Kaliforni, SHBA, thanë autoritetet, duke shkaktuar 3 viktima.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA (FAA), 2 persona ishin në bordin e një Cessna 340 dhe viktima e tretë ishte në bordin e një Cessna 152 kur 2 avionët u përplasën.
2 avionët e vegjël “u përfshinë në një përplasje pasi pilotët e tyre ishin në afrimin përfundimtar të aeroportit komunal Watsonville”, një strukturë e vogël rreth 120 kilometra në jug të San Franciskos, shpjegoi FAA, shkruan ABC News, shkruan abcnews.al.
Aksidenti do të hetohet nga Bordi Federal i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB).





















