Artisti nga Shqipëria Young Zerka, së bashku me këngëtarin Alandy, këto ditë lansuan për publikun projektin e ri muzikor, shkruan InLajmi.
Kënga me titull “Edhe pak” është projekt i realizuar së bashku, ndërsa edhe për tekstin janë përkujdesur të jetë autorial.
Kjo këngë e re e 2 artistëve duket se do të jetë njëra ndër hitet e kësaj vere.
Nuk është ky projekti muzikor i vetëm që ka sjell dyshja këto ditë, sepse këta kanë pasur edhe bashkëpunime të tjera të mëhershme e të cilat kanë marrë vëmendjen e publikut duke marrë miliona klikime në kanalin zyrtar në Youtube. /InLajmi/