Pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se palët nuk kishin rënë dakord për një marrëveshje, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila e ka kritikuar këtë deklaratë të shefit të BE-së, duke e cilësuar si të padrejtë.
Sipas Tahirit, Borrell është dashur të thotë se pala kosovare ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje.
Ish-kryenegociatorja theksoi se ndërmjetësi në dialog duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm.
Postimi i plotë i saj:
Deklarata e përfaqësuesit të BE-së Joseph Borrell sot pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë. Borrell është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje. Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm. /InLajmi/