Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënuar sulmin rus që guvernatori i rajonit tha se vrau të paktën 6 persona dhe plagosi 16 në Kharkiv.
Zelenskyy, ka thënë se një bllok banesash ishte “shkatërruar totalisht” në sulmin e së mërkurës mbrëma, për të cilin ai tha se “nuk kishte justifikim dhe tregon pafuqinë e agresorit”.
“Nuk do të falim, do të hakmerremi”, ka shkruar ai në aplikacionin Telegram.
Sulmi shkaktoi një zjarr në ndërtesën në qytetin verilindor, tha kryebashkiaku Igor Terekhov, raporton AlJazeera.
Ekipi mediatik i Zelenskyy ndau pamjet e pasojave të sulmit, duke treguar shërbimet e urgjencës të mbledhura jashtë ndërtesës në flakë. Një zë në video përshkroi skenën dhe tha se shumë njerëz mbetën të pagjetur, transmeton Gazeta Express.
“Për fat të keq, numri i të vdekurve dhe të plagosurve në bombardimet e qarkut Saltivka është rritur në gjashtë të vdekur dhe 16 të plagosur”, tha në Telegram guvernatori rajonal Oleg Synehubov.